LAJMI I FUNDIT:

ATK për pesë muaj mbledh 211.4 milionë euro

ATK për pesë muaj mbledh 211.4 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës për periudhën janar-maj të vitit 2019 ka mbledhur 211.4 milionë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë mbledhur 9.2 për qind apo 17.8 milionë euro më shumë.

“Si rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, rol të rëndësishëm ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore të pa shlyera të cilat aktivitete janë intensifikuar në masë të madhe e që do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Administrata Tatimore do të vazhdoj të punoj në ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të një administrate transparente dhe në shërbim të të gjithë tatimpaguesve. Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, dhe mbi të gjitha trajtim i barabartë për të gjithë tatimpaguesit që secili ta paguaj pjesën qe i takon me ligj”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/