LAJMI I FUNDIT:

“Atij i jep energji Golden Eagle”, bëhet virale videoja kur Kristi dhe Armaldo flisnin për energjinë e madhe që ka Luizi në BBVA

“Atij i jep energji Golden Eagle”, bëhet virale videoja kur Kristi dhe Armaldo flisnin për energjinë e madhe që ka Luizi në BBVA

Big Brother VIP Albania kanë shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me kompaninë kosovare të pijeve, ‘Frutex’.

Kompania në fjalë e cila prodhon pijen energjike “Golden Eagle”, ka qenë një prej sponzorëve të kontraktuar deri në përfundim të spektaklit, por gjatë rrugës produksioni kanë vendosur t’i ndajnë rrugët me ta.

Kjo ka bërë që kompania e themeluar në Suharekë, të reagojë publikisht duke paralajmëruar edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj televizionit Top Channel, që organizon spektaklin Big Brother VIP Albania.


Kompania 'Frutex' me reagim publik kundrejt Big Brother VIP Albania pas shkëputjes së njëanshme të kontratës - paralajmërojnë masa ligjore
Lexo po ashtu Kompania 'Frutex' me reagim publik kundrejt Big Brother VIP Albania pas shkëputjes së njëanshme të kontratës - paralajmërojnë masa ligjore

Por kur jemi te “Golden Eagle”, kjo pije energjike ka qenë jo pak e përfolur brenda ambienteve të BBVA, gjatë kohës që ishte sponzor.

Luiz Ejlli kundërshton produksionin e BBVA për nominimin e mbrëmjes: Nuk është e drejtë
Lexo po ashtu Luiz Ejlli kundërshton produksionin e BBVA për nominimin e mbrëmjes: Nuk është e drejtë

Ajo ishte një prej pijeve më të konsumuara të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili njëherësh është banori më i përfolur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 2.

Madje, në një moment dy nga banorët e shtëpisë, Kristi dhe Armaldo, kishin ngritur dyshimet mbi energjinë e tij, duke aluduar që ajo vjen nga pija energjike “Golden Eagle”.

“Vetëm ai njeri nuk di të lodhet, ti shiko çfarë energjie pati ai pas panelit, ka diçka që ia jep këtë energji atij. Më kupton? Mbas panelit, ai ka energji, flet, këndon”, thotë Armaldo, gjersa më pas Kristi i drejtohet duke i thënë: “‘Golden Eagle’ o burr, po pi tërë kohës, non stop”.

Ndërkohë, vet produksioni i BBVA nuk kanë reaguar mbi deklaratat e ‘Frutex’ pas shkëputjes së kontratës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Magazina
Burri i Serena Williams reagon pas performancës së saj në Super Bowl me këngën “diss” për Drake

Burri i Serena Williams reagon pas performancës së saj në Super Bowl me këngën “diss” për Drake

Magazina
Jozi i kthehet ngjarjes me Gjestin: Babai im ka luftuar me UÇK, gjithë jetën kam qenë i lidhur me Kosovën

Jozi i kthehet ngjarjes me Gjestin: Babai im ka luftuar me UÇK, gjithë jetën kam qenë i lidhur me Kosovën

Magazina
“Ti ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë, e vendose unazën në gishtin e djathtë”, përplasje mes Gjestit dhe Loredanës

“Ti ke pasur frikë se po martoheshe me të vërtetë, e vendose unazën në gishtin e djathtë”, përplasje mes Gjestit dhe Loredanës

Magazina
Delilah dhe Amelia Hamlin sfidojnë motin e ftohtë me veshje provokuese, gjatë Javës së Modës në New York

Delilah dhe Amelia Hamlin sfidojnë motin e ftohtë me veshje provokuese, gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Kalo në kategori