Athina nuk lëshon pe për emrin

Ai këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për pozicionin grek në raport me kontestin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.
“Ne presim që fqinjët tanë të sillen në përputhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të së drejtës ndërkombëtare, që janë parakushtet themelore për integrimin evropian të çdo shteti kandidat”, deklaroi Venizelos, i cili gjatë qëndrimit në Nju Jork gjatë fundjavës ka zhvilluar takime me sekretarin e OKB-së, Ban Ki – Moon, ndërmjetësinë e OKB-së për emrin, Metju Nimic dhe zyrtarë të administratës amerikane.
Pala greke kërkon një emër të ri që nuk ka përmbajtjen e emrit Maqedoni dhe që do të përdoret për emërtim të përgjithshëm në raportet dypalëshe dhe në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare. /Telegrafi/







































