LAJMI I FUNDIT:

Atentatori i sulmit në Londër dhe “shokët e tij të rrezikshëm” në Twitter! (Foto)

Atentatori i sulmit në Londër dhe “shokët e tij të rrezikshëm” në Twitter! (Foto)

Është Abu Izzadeen, një britanik me origjinë xhamajkane që prej 15 vjetësh është në krye të listës së personave më të rrezikshëm të Mbretërisë së Bashkuar, i dyshuari i sulmit ndaj Parlamentit britanik të mërkurën, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u plagosën 40 të tjerë. 44-vjeçari u qëllua me tre plumba nga forcat e policisë.

Nëse identiteti i tij konfirmohet, për policinë dhe shërbimet sekrete britanike do të jetë një goditje e rëndë, shkruan BW.


Abu Izzadeen, i njohur edhe me emrin e lindjes Trevor Brooks, i përket pjesës radikale të grupit të krijuar dhe strukturuar përreth xhamisë së zonës Finsbury Park në Londër, ku bënin pjesë edhe autorët e atentateve të korrikut 2005 në metronë e kryeqytetit britanik.

Bëhet fjalë për një grup që ka lindur me nismën e Omar Bakri dhe Anjem Choudary, dy persona që për vite të tërë i kanë bërë lobing Al Kaedës në Europë dhe që për këtë arsye ndodhen të mbyllur njëri në një burg libanez dhe tjetri në një britanik.

Ndërkohë që avokati i Brooks ka përgënjeshtruar zërat që klienti i tij të jetë përgjegjës për sulmin. “Është ende në burg”, ka thënë ai. Sido që të jetë, për të pasur një përgjigje më të saktë do të duhet të pritet versioni zyrtar i Scotland Yard.

Mediat britanike shkruajnë se Ebu Izzadeen është i njeri i njohur për policinë, për idetë e tij të radikalizuara.

Në profilin e tij në Twitter, i cili prej ditës së djeshme nuk është më aktiv, Abu Izzadeen shkruan për afërsinë e tij me botën e xhihadit dhe për idetë e tij të rrezikshme.

Çfarë fshihet në profilin e tij në Twitter!

Në të nuk habit fakti se Abu Izzadeen kishte 176 ndjekës dhe ndiqte 22 profile, të gjithë të lidhur me botën e xhihadit ose që kishin të bënin me luftën në Irak dhe Siri.

Në fotot e publikuara në llogarinë e tij shfaqen flamuj të ISIS-it, të luftëtarëve të armatosur dhe martirë të luftës së shenjtë.

Por kjo gjë nuk është mister për policinë britanike, pasi vite më parë 44-vjeçari ishte arrestuar sepse mblidhte fonde për të financuar organizata terroriste.

Ndërsa në vitin 2012 sipas mediave angleze, Abu Izzadeen kishte tentuar të shkonte në Siri për të luftuar përkrahë xhihadistëve.

44-vjecari ishte regjistruar në Twitter në vitin 2012, ndërsa në vitin 2014 ai u bë më aktiv, periudhë kur regjistrohej numri më i madh i ndjekësve të tij. Viti ky kur Shteti Islamik u bë një forcë e madhe në luftën civile siriane.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori