Vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy mund të zgjidhet në sajë të teknologjisë së një firme britanike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “West Technology Forensics” zhvilloi një makineri të teknologjisë së lartë që mund të marrë shenjat e gishtërinjve nga plumbat – diçka që nuk është arritur kurrë më parë.
Siç thuhet më tej, projekti në fjalë filloi si një përpjekje për të mbyllur mijëra raste të pazgjidhura të krimeve të armëve.
Ndër rastet të profilit të lartë që mund të shqyrtohet është edhe vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy, i cili u qëllua në kokë më 1963, ndërsa po vizitonte Dallasin, Teksasin.
Ndërsa, Lee Harvey Oswald besohet se ka vrarë JFK-në, shumë kanë krijuar teori konspirative dhe kanë vënë në dukje se mund të ketë një sulmues të dytë.
Këto komplote mund të dalin në dritë me zhvillimin e teknologjisë.
Me gjithë shfaqjen e ADN-së, disa gjykata ende pretendojnë se shenjat e gishtërinjve janë një nga format më të besueshme të provave që mund të përdorin për të fituar një rezultat të suksesshëm.
Kjo është për shkak se ADN-ja mund të kontaminohet, ndërsa shenjat e gishtave nuk mund të ndryshohen në të njëjtën mënyrë.
Ian Harris, drejtori menaxhues i Teknologjisë Perëndimore, tha se është i bindur se kjo pajisje mund të zgjidhë mijëra krime.
“Ne kemi punuar në proceset e ndryshme që nga marsi i kaluar dhe jemi të kënaqur me rezultatet kur kemi përdorur argjendin dhe argjendin e pastër”, citohet të ketë thënë ai.
Lee Harvey Oswald ishte i dyshuar që më 22 nëntor 1963, me anë të një arme zjarri qëlloi mbi presidentin amerikan John F. Keneddy.
Dhe menjëherë pas vrasjes së presidentit amerikan, Oswald ishte arrestuar.
Ndërkaq dy ditë më vonë ndodhi ngjarja që u regjistrua drejtpërdrejt nga televizionet amerikane.
Derisa policia po e dërgonte Oswaldon në një burg të rrethinës, në mesin e gazetarëve dhe policëve, atij iu afrua Jack Ruby dhe e qëlloi për vdekje.
Ngjarja u dëshmua nga miliona amerikanë që po shikonin televizionin. E Ruby, një figurë e fshehtë nga Çikago, u dënua për vrasje në vitin 1964. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës