LAJMI I FUNDIT:

“Ata që e kryen Banjskën duhet të mbahen përgjegjës”, Lajçak: S’ka imunitet për ta

“Ata që e kryen Banjskën duhet të mbahen përgjegjës”, Lajçak: S’ka imunitet për ta

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Samitin e Dubrovnikut, ku nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, iu kërkua ta dëgjojë qëndrimin në lidhje me faktin se kryekrimineli Millan Radoçiq, po lëvizë i lirë në Serbi.

Lajçak tha se pozicioni i Bashkimit Evropian është i qartë, ku sipas tij, të gjithë ata që i kryen aktet kriminale në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.

“Pozicioni i BE-së ka qenë i formuluar dhe është i qartë që ata që i kanë kryer aktet kriminale në shtator të vitit 2024 duhet të mbahen përgjegjës. S’ka imunitet për ta dhe BE-ja e përsërit këtë edhe në takime bilaterale”, tha Lajçak.


O’Brien: Na është premtuar që Radoiçiq do të përballet me ligjin në Serbi
Lexo po ashtu O’Brien: Na është premtuar që Radoiçiq do të përballet me ligjin në Serbi

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se ShBA-ja dhe BE-ja presin, pasi sipas tij, u është premtuar që kryekrimineli Radoiçiq të kalojë në një proces të plotë ligjor në Serbi.

“Është gjë e mirë që ai nuk po shfaqet më aktiv në veri të Kosovës ashtu siç ka qenë, gjë e cila i ka benefitet pozitive. Por, presim që procesi ndaj tij të përfundojë. Ky është zotim për sundim  të ligjit”, tha O’Brien.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian (BE) për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Gërvalla ka thënë se atje ka ndodhur një akt i hapur agresioni kundër Republikës së Kosovës, derisa, sipas saj, Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ashtu siç është, BE nuk e ka bërë një veprim të tillë.

Gërvalla kritikon qasjen e BE-së për sulmin terrorist në Banjskë
Lexo po ashtu Gërvalla kritikon qasjen e BE-së për sulmin terrorist në Banjskë
“Sa i përket Banjskës dhe mos dënimit të Radoiçiqit e as ndalimit të tij, do të doja të dëgjoja një koment nga z.O’Brien dhe z.Lajçak, sepse ne në Kosovë e kemi thënë qartë – është akt i hapur agresioni kundër Republikës së Kosovës. Kjo duhet të emërtohet ashtu siç është, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë, por jo edhe Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori