Enkel Demi
Njoha fillimisht ata të dy, Alfons Gurashin dhe Agron Çobanin. Më pas Kiço Blushin.
Ata ishin tre… dhe e kishin për zemër të gjerbnin kafe apo të shkonin në ndonjë katund të Tiranës të rrëkëllenin ndonjë gotë me meze. I punonin rrengje sho-shoqit dhe ua tregonin të tjerëve. Vinin në lojë veset, ngulamendjet e njëri-tjetrit, por nuk bënin asnjëherë llogje Kavaje për askënd.
Ju pëlqente të qeshnin e të gëzonin atë çka u jepte jeta sot, sepse e djeshmja mund kishte qenë fshikulluese, të nesërmen e prisnin me mospërfillje, tek shuanin një duhan apo shihnin një gotë qelqi të zbrazur.
Ata ishin tre… pastaj u bënë dy, pastaj një, kurse sot janë përsëri tre.
Kam vite që i urrej mortet; nuk shkoj në varrime. Ajo udhë e heshtur, kur duhet të shtimë të ndjerin në varr, ta mbulojmë me dhè, më kall datën. Por, nuk kam fuqi të ndal kujtimet, ndaj jetoj duke i ngrohur ato sikur me qenë klloçkë që kërkon të nxjerrë nga veza ata që ikin.
Alfons Gurashi më mësoi sa larg duhet t’i rrija mikrofonit në radio; një pëllëmbë, nëse do flisja me zë të qetë, dy pëllëmbë, nëse më duhej të isha thërritës.
Agron Çobani u thoshte nëpër shkallë “koleg” të gjithë atyre që solli partia në punë në vitin 1994 në Radio Tirana, duke na zënë vendet ne të tjerëve që kishim kaq kohë që bënim emisione. Sot e kësaj dite e përdorim “koleg” për të shpotitur ndonjë të pagdhendur.
Kiço Blushi bashkë me Nikollë Lesin bëri lëmsh një Shqipëri të tërë, tek sajonim duke pirë birrë në Kopenhagen ndryshime në qeverinë e Ilir Metës. Të nesërmen, kur telefoni i Qemal Minxhozit ulërinte nga thirrjet (meqë ne të tjerët nuk kishim roaming) qeshte me të madhe dhe thoshte: “Niko, na ka rrjedhur Shqipëria!”.
Iku i fundit prej asaj Tirane, ku këta burra kishin guximin ta vinin në lojë dhe ta përqeshnin. Ky qytet po humb barin prej betonit, cinizmin, ironinë therrëse, gazmendin prej atyre që po ikin. Unë as nuk di t’i përcjell…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Koncert në vitin 1936”
Gerard de Nerval dhe pashai shqiptar i Akrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre