LAJMI I FUNDIT:

“Astriti dy javë më herët e ka ditur se do t’i ndodhte diçka”

“Astriti dy javë më herët e ka ditur se do t’i ndodhte diçka”

Një i paraburgosur që ishte në qeli së bashku me Astit Deharin, në dëshminë e tij kishte thënë se Dehari dy javë më herët e dinte se do t’i ndodhte diçka.

Duke lexuar dëshminë e të paraburgosurit, avokati Tomë Gashi, ka thënë se Dehari ia kishte thënë disa numra telefoni këtij të paraburgosuri dhe i kishte thënë të lajmëronte familjen dhe avokatin e tij në rast se do t’i ndodhte diçka në burg.

Tomë Gashi prezanton raportin e ekspertëve të pavarur: Logjika tregon se Astrit Dehari është vrarë, e jo vetëvrarë (Video)
Lexo po ashtu Tomë Gashi prezanton raportin e ekspertëve të pavarur: Logjika tregon se Astrit Dehari është vrarë, e jo vetëvrarë (Video)

“I paraburgosuri ka thënë se Astriti ka qenë i shqetësuar 2 javë më herët, në rast se ndodh diçka i ka dhanë dy numra. Ai dy javë më herët e ka ditur se çfarë do të ndodhë. Ai u kishte treguar të paraburgosurve se do të transferohej në një burg tjetër”, ka thënë Tomë Gashi.