LAJMI I FUNDIT:

Astrit Kabashi del kundër rrënimit të Burgut të Gurrakocit: Është një gabim i madh, nëse s’dini çfarë të bëni të paktën mos rrënoni!

Astrit Kabashi del kundër rrënimit të Burgut të Gurrakocit: Është një gabim i madh, nëse s’dini çfarë të bëni të paktën mos rrënoni!

Aktori i njohur shqiptar, Astrit Kabashi ka dalë kundër një vendimi që ka marrë Komuna e Istogut.

Bëhet fjalë për vendimin për të rrënuar Burgun e Gurrakocit, vend ky në të cilin u ushtrua dhunë ndaj shqiptarëve në vitet e 90-ta.

Aktori i cili ka prejardhje pikërisht nga ky fshat, ka bërë një reagim përmes rrjetit social Facebook.


Foto: Astrit Kabashi/Facebook

Kabashi ka publikuar një fotografi të burgut famëkeq, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj, se do ishte mirë që i njëjti të shndërrohej në muze historik dhe jo të rrënohej tërësisht.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Ky eshte burgu i Gurrakocit, nje burg i tmerrshem i ish regjimit, ne kete burg jane burgosur e maltretuar me mijera shqipetar para dhe gjate luftes, perfshi ketu edhe vllau im dhe djali i axhes Burimi e shume qytetar te komunes se Istogut! Komuna paska vendos me e rrenu. Ky eshte nje gabim i madh. Ne Prishtine nuk u rrenua burgu, por u kthye ne muze, njejte duhet te ndodhe edhe me fatin e kesaj ndertese! Nese nuk dini cfare te beni, te pakten mos rrenoni! Mendoni me shume per vende te reja te punes”, ka shkruar Astrit Kabashi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament

Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori