LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin i vuri në pistë modelet Valkyrie dhe Valhalla

Aston Martin i vuri në pistë modelet Valkyrie dhe Valhalla

Shumë kuaj fuqi, nga këto dy hiper-makina

Janë dy modele të fuqishme nga Aston Martin, që e kanë motorin në mes dhe të dyja janë të punuara në bashkëpunim me Red Bull Advanced Technologies, që do të thotë se përmbajnë teknologji të lartë të marrë nga F1, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ende janë në zhvillim e sipër dhe nuk janë përfunduar, Valkyrie dhe Valhalla janë vënë në pistë për lëvizje të shpejta, që tregon se Aston Martin është shumë i bindur në fuqinë e tyre.

Krahasuar me Valkyrie, modeli Valhalla me 1,000 kuaj fuqi, është më shumë i fokusuar për pista, por paktik edhe për rrugë të zakonshme. Sistemi i ndërtimit me fibra karboni, ka bërë që ky Aston Martin të jetë e lehtë, me peshë rreth 1,350 kilogramë, ndërsa pritet të lansohet deri më 2021 me çmim të afro një milion eurove.

Derisa Valkyrie me motor 6.5 litra V12 dhe asistentin hibrid prodhon 1,160 kuaj fuqi, ndërsa do të kushtojë më shumë se dy milionë euro, ndërsa ka dukje shumë më të mirë. /Telegrafi/