LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin tregon konceptin e SUV-it Lagonda (Foto)

Aston Martin tregon konceptin e SUV-it Lagonda (Foto)

Modeli i parë i Aston Martin Lagonda, do të prezantohet në panairin e Gjenevës

Gjatë vitit të kaluar, prodhuesi britanik e kishte prezantuar në Geneva Motor Show brendin elektrik Lagonda, me të cilin do të rivalizonte makinat elektrike dhe luksoze nga Rolls-Royce dhe Bentley, transmeton Telegrafi.


Koncepti Lagonda Vision ishte prezantuar si sedan luksoz me dizajn futuristik, nivel të katërt të autopilotimit dhe mundësi autonomie prej 645 kilometrave.

Megjithatë, pretendimet mbesin në faza konceptuale, derisa format ia para prodhimit, që prezantohet sërish në Geneva Motor Show gjatë muajit që vjen, do të jetë i përafërt me mënyrën se si do të prodhohet.

Derisa nuk ka mbetur shumë kohë deri në prezantim, Aston Martin e ka shpërndarë një imazh të errët, ku nuk tregon shumë për dukjen e këtij koncepti. /Telegrafi/