LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin do të marrë pjesë në garat e qëndrueshmërisë

Aston Martin do të marrë pjesë në garat e qëndrueshmërisë

Të paktën një prototip i Aston Martin i bazuar në modelin super sportiv Valkyrie do të jetë pjesë e një kompanie në rritje që do të luftojë për lavdi në klasën më të fuqishme të Hypercar në vitin 2025 në kampionatet FIA WEC dhe IMSA.

Departamenti i Aston Martin i ngarkuar me aktivitetet e garave të markës së vjetër britanike (AMR – Aston Martin Racing) ka konfirmuar se në vitin 2025, Kampionati Botëror i Qëndrueshmërisë (WEC – World Endurance Championship) dhe kampionati i ngjashëm i Amerikës së Veriut, IMSA do të konkurrojnë me të paktën një prototip në klasën më të fuqishme Hypercar.


Ashtu siç pritej, si bazë të prototipit garues të Hypercar-it, Aston Martin mori modelin super sportiv Valkyrie, i cili u ofrua në edicionin rrugor në vetëm 150 kopje me një çmim prej 3.5 milionë dollarësh dhe vetura e projektuar nga inxhinieri i famshëm britanik, Adrian Newey fuqizohet nga një grup lëvizës hibrid, i përbërë nga motori V12 me aspirim natyral 6.5 litërsh të Cosworth, i ndihmuar nga një motor elektrik.

Kombinimi benzinë-elektrik prodhon 1176 kuaj/fuqi dhe 900 Nm çift rrotullues maksimal, i cili është i mjaftueshëm për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h në 2.6 sekonda.

I përshtatur me rregullat e klasës Hypercar (LMH – Le Mans Hypercar), motori V12 i Cosworth në prototipin e garave të Aston Martin që do të shfaqet në garat shumëorëshe me ngjyrat e ekipit partner Heart of Racing do të zhvillojë pak më pak fuqi, gjë që do të sigurisht përfiton qëndrueshmëria, le të kujtojmë me kohëzgjatjen e garave 12 orë Sebring, 24 orë Daytona dhe 24 orë Le Mans, të cilat ndër të tjera i presin Hypercar Valkyrie.

Lawrence Stroll i Aston Martin shpreson që pronarët e Valkyrie, të cilët mund të regjistrohen dhe përdoren në rrugët publike, do të ngasin veturat e tyre që nuk e meritonin të parkoheshin në garazhe. /Telegrafi/