LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin skanon blerësit e modelit Valkyrie, për t’jua punuar ulëset adekuate (Foto)

Aston Martin skanon blerësit e modelit Valkyrie, për t’jua punuar ulëset adekuate (Foto)

Të gjithë ata që e blejnë këtë veturë që kushton afro tre milionë euro, do të përshtaten me të në mënyrën më të mirë të mundshme.

Valkyrie do të ketë njëmijë kuajfuqi dhe do të arrijë shpejtësi marramendëse. Mirëpo, kjo nuk është ideja e krijuesve të Aston Martinit – në bashkëpunim me Red Bull Formula One, transmeton Telegrafi. Shfrytëzuesit e kësaj makine të veçantë do ta ketë atë të përshtatur për vete në detaje. Para se të blihet, trupi tyre do të skanohet dhe do të punohen ulëset në bazë të formës dhe peshës trupore që ata të ndjehen sa më rehat.

Ky është vetëm një nga detajet e para që iu ofrohet blerësve, por pritet që të ketë lehtësira për ta – varësisht nga aftësitë e tyre fizike. /Telegrafi/