LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin prezanton tri modele, vëmendja kryesore te Vanquish i ri (Foto)

Aston Martin prezanton tri modele, vëmendja kryesore te Vanquish i ri (Foto)

Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S, do të kenë një rival të fuqishëm që Aston Martin është duke  përpunuar për një kohë të gjatë

Në fillim të Geneva Motor Show, prodhuesi britanik befasoi të gjithë duke prezantuar tri koncepte të fuqishme, transmeton Telegrafi.

Derisa Lagonda All Terrain Concept dhe AM-RB 003 u pëlqyen shumë, interesim më të madh ka pasur për super-makinën Vanquish.

Megjithëse është në faza të konceptit dhe mund të mos del e njëjtë nga prodhimi, përfshirë edhe ndryshimin e emrit, makina është pëlqyer së tepërmi.

Madje, shumë ekspertë po e konsiderojnë edhe si fitues të panairit, megjithëse aktiviteti vetëm sa ka filluar.

Në anën tjetër, çfarë dihet me siguri, është se Aston Martin Vanquish, do të jetë një rival i fortë për Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S. /Telegrafi/