LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin në një projekt special me Airbus

Aston Martin në një projekt special me Airbus

Rezultati i bashkëpunimit, do të shfaqet në fillimin e muajit që vjen

Dizajnerët nga Aston Martin Lagonda dhe Airbus Corporate Helicopters, i kanë kaluar 12 muajt e fundit në një projekt spciale, që në fillim të muajit që vjen, do t’i tregojë se si duket, transmeton Telegrafi.


Më tre janar të vitit të ardhshëm, në Courchevel të Alpeve të Francës, do të zhvillohet një aktivitet, ku do të shfaqet punimi tyre i përbashkët. Nuk dihet nëse do të jetë një Aston Martin që fluturon, por në bazë të pamjeve të shpërndara, duket se është një helikopter.

Bazuar në filmimin e shkurtër, makina do të quhet ACH130AM, derisa besohet të jetë i ngjashëm me helikopterët turistik, që shfrytëzohen për vizita të ndryshme, apo helikopterë të vegjël për emergjenca dhe shërbime tjera të shpejta.

“Aplikimi i njohurive tona automobilistike, në botën e aeronautikës, është një sfidë mbresëlënëse, që po na kënaqë shumë. Presim me padurim, që të vijë data, që të tregojmë, se çfarë kemi arritur së bashku”, ka thënë nënpresidenti i Aston Martin, Marek Reichman.

Se çfarë do të shfaqin, ende nuk dihet por asnjë prj këtyre prodhuesve, nuk ishte i panjohur me bashkëpunime e ndryshme.

Vite më parë, Airbus ka bashkëpunuar me Peugeot për prodhimin e helikopterit H130, kurse Aston Martin me disa prodhues për prodhim të jahteve dhe një nëndetëse luksoze. /Telegrafi/