LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin ndërton varkën që do të kushtojë 1.2 milionë dollarë (Video)

Aston Martin ndërton varkën që do të kushtojë 1.2 milionë dollarë (Video)

Kompania britanike e prodhimit të makinave, ka bërë të ditur gjatë vitit të kaluar se do të bashkëpunojë me Quintessence Yachts  dhe Mulder Design, për të punuar një barkë luksoze që do të quhet AM37.

Lundra e gjatë afro 12 metra, do të jetë tërësisht e punuar me dorë, ndërsa do të kushtojë 1.2 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.


Enterieri është i pajisur me dy karrige kapiteni, të mbuluar me lëkurë të njëjtë sikur te veturat e Aston Martin. Në kuvertën e sipërme të punuar nga druri mund të qëndrojnë deri në tetë persona, kurse në pjesën e poshtme ka vend më shumë.

Poshtë shkallëve është hapësira me ajër të kondicionuar, kuzhina e vogël me aparatin e kafesë, frigoriferi, furra me mikrovalë dhe tavolina nga druri. Është poashtu një kulm që e mbulon pjesën e sipërme, që lëvizë në mënyrë elektro-hidraulike.

AM37 është një barkë që punon me disa motorë, të cilët arrijnë deri në 1,040 kuajfuqi. Në këtë mënyrë, shpejtësia totale është 100 kilometra në orë, që është mjaftë e lartë për një lundër të tillë. /Telegrafi/