LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin mburret: Shitjet u rritën 224 për qind

Aston Martin mburret: Shitjet u rritën 224 për qind

Raporti mbi shitjen e markës për gjashtë muajt e parë të 2021 tregon se shitjet u rritën me 224 për qind, dhe një model kontribuoi më shumë se gjysmën e atyre shitjeve.

Sipas Autoblog, prodhuesi britanik i veturave Aston Martin po shërohet ngadalë nga kriza.


Me një total prej 2,901 dërgesash gjatë gjysmës së parë të këtij viti, Aston Martin rriti shitjet me 2,006 në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020.

Të ardhurat e kompanisë u rritën nga 146 milionë paund në 498.8 milionë paund, ose 242 për qind më shumë.

Aston Martin ka kënaqësinë të shpjegojë se më shumë se 1.500 njësi DBX u dërguan në gjysmën e parë të 2021, duke përfaqësuar më shumë se gjysmën e shitjeve totale të markës. Si kujtesë, SUV luksoz doli në prodhim në korrik të vitit të kaluar dhe tashmë është provuar të jetë një bestseller absolut i Aston Martin.

“Kërkesa që ne shohim për produktet tona, gamën e re të produkteve dhe cilësinë e ekipit që kemi në dispozicion, më jep besim të madh në suksesin tonë të vazhdueshëm”, tha Lawrence Stroll, President i Aston Martin, për Automotive News në një deklaratë zyrtare. “Duke u bazuar në suksesin e DBX, SUV -it tonë të parë, që atëherë kemi përgatitur edhe dy automjete të reja dhe me produkte më emocionuese jemi në rrugën tonë drejt rritjes”. /Telegrafi/