LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin DBX tregon aftësitë në rrugën e rrëshqitshme malore (Video)

Aston Martin DBX tregon aftësitë në rrugën e rrëshqitshme malore (Video)

Modeli DBX po del se është shumë i shkathtë, qoftë edhe nëpër terrene të vështira

Rruga e rrëshqitshme malore, që ndodhet diku në Suedi, ka qenë poligoni ku Aston Martin realizoi disa testime të reja, transmeton Telegrafi. Në fakt, tregoi aftësinë e madhe që ka, qoftë edhe nëpër terrene të vështira, që i ak mbuluar bora.

Deri më tani, prodhuesi britanik e ka shfaqur këtë makinë me shtresa të konsiderueshme kamuflazhi, duke mos treguar për kapacitetet që i ka.

Megjithatë, së fundmi e ka vënë shënimin Pirelli në njërën atë, që tregon se ku është furnizuar për rrotat e DBX.

Ene nuk është bërë e ditur se kur mund të lansohet ky Aston Martin sportiv, që ka mundësi të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/