LAJMI I FUNDIT:

Asselborn: Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapjen e negociatave me BE-në

Asselborn: Maqedonia e Veriut është e gatshme për hapjen e negociatave me BE-në

“Si vend bëtë përpjekje të mëdha në rrugën e integrimit në BE, u arrit Marrëveshja e Prespës, e miratuat Ligjin për Prokurorinë Publike, faktor kyç, për shkak të së cilit disa vende nuk dhanë dritë të gjelbër”.

Këtë sot e tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Punëve Evropiane të Luksemburgut, Jean Asselborn sot në konferencën e përbashkët në Shkup me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.


Ai theksoi se vendi është i gatshëm për hapjen e negociatave, ishin zbatuar reforma dhe shtoi se edhe Marrëveshja e Prespës, por edhe reformat duhet të vazhdojnë që të zbatohen pas zgjedhjeve.

“Jam i bindur se po lëvizni në drejtim të mirë dhe e gjithë kjo është në interes të këtij vendi. Dera e BE-së është e hapur”, tha Asselborn, i cili theksoi se kjo është në interes jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe e të gjithë rajonit dhe të vetë BE-së. Ju dëshiroj fat dhe do të bëjmë gjithçka që të merrni shans në Bruksel dhe BE-ja dhe Maqedonia e Veriut të mund të lëvizin në drejtim të njëjtë në vitet e ardhshme”, potencoi Asselborn.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me qëndrimin rezervë drejtë zgjerimit dhe të vendeve të tjera anëtare të BE-së, përveç Francës, si Holanda dhe Danimarka, Aselborn theksoi se vlerëson se nëse Parisi e ndryshon qëndrimin, atëherë sipas gjitha gjasave edhe vendet tjera do ta ndjekin atë shembull.

Ai përkujtoi se në Samitin e kaluar të Unionit Franca “bëri presion” për ndryshim të metodologjisë për zgjerim dhe tha se i pret raportet e Komisionit Evropian për vendet kandidate.

Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Aselborn të pritet edhe nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori