LAJMI I FUNDIT:

Asnjë shqiptarë në pozita udhëheqëse në regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut

Asnjë shqiptarë në pozita udhëheqëse në regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut

Regjistri Qendror shkel kriterin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Shkup dhe por edhe në qytetet tjera. Nga 24 sektorë që funksionojnë në kuadër të këtij institucioni asnjë prej tyre nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptar. Pozita më e lartë e një të punësuar shqiptar është “këshilltarë”, ndërsa të tjerët poshtë renditen me bashkëpunëtor dhe bashkëpunëtor të rinj. Referuar raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2021, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat rezulton 14,3 për qind.

Përfaqësimi drejtë dhe adekuat në Regjistrimin Qendror


Shqiptar
Persona të zgjedhur ose të emëruar Asnjë i punësuar 0%
Pozita udhëheqëse Asnjë i punësuar 0%
Pozita jo udhëheqëse 45 të punësuar 16,2%
Të punësuar në organ 45 të punësuar 14,3%

Maqedonas
Persona të zgjedhur ose të emëruar 2 100%
Pozita udhëheqëse 35 94,3%
Pozita jo udhëheqëse 277 80,5%
Të punësuar në organ 314 82,2%, thuhet në Raportin e Avokatit të Popullit.

Ky institucion nuk gëzon as pozitën e zëvendësdrejtorit.

Alsat për një javë pret përgjigje lidhur me kërkesën për intervistë me drejtoren e këtij organi Marija Boshkovksa, por nga shërbimi për marrëdhënie me publikun nuk kemi pranuar asnjë përgjigje deri sot.

Në Bordin drejtues të përbërë nga 5 anëtarë, ka një shqiptar, ndërsa në sektorë nuk ka asnjë shef, përpos një të angazhuarit më detyrë, por që nuk gëzon statusin e udhëheqësit apo menaxherit të sektorit.

Situata e njëjtë paraqitet edhe nëpër qytete tjera. Pasqyra e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat lë për të dëshiruar edhe në qytetet me shumicë shqiptare: Tetovë, Gostivar, Strugë dhe qytetet tjera. Në kuadër të sistemimit të administratorëve, janë rekomanduar rreth 15 të punësuar, por asnjë prej tyre në pozita udhëheqëse./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori