Asnjë nxënës nuk është regjistruar në klasë të parë në dy fshatra të Tetovës

Në shkollat fillore të Tetovës këtë vit është ulur ndjeshëm numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë.
Përderisa një vit më parë, kishte 1 091 nxënës të regjistruar në klasë të parë, sivjet janë dhjetëra më pak, apo 1033 gjithsej.
Kjo shifër, madje nuk është edhe aq alarmante nëse të njëjtës, nuk i shtohet edhe numri i nxënësve që kanë kërkuar fletëshpërnguljet brenda vitit, si pasojë e ikjes së tyre në mërgim. Drejtoresha e shkollës fillore “Liria” në Tetovë, thotë se, në vit të paktën 30 nxënës ikin nga vendi.
“Ky rast në shkollën tonë është gjithnjë e më i shpeshtë, për dhënie të fletëshpërnguljeve për shtetet në perëndim. Përafërsisht 30 brenda vitit kemi. Kjo është shumë e dhimbshme, mësohemi me ata nxënës dhe kur ikin duket si me ik një anëtar i familjes”, tha Samije Alili, Drejtoreshë e Sh.F.”Liria” Tetovë.
Arsimtari Zija Ademi i shkollës fillore “Istigball” në Tetovë, thotë se, bankat gjithnjë e më tepër po zbrazen. Edhe për kundër faktit se po ndërtohen kabinete të reja moderne, shpejtë nuk do ketë kush t’i përdor ato, thotë Ademi.
“Bankat gjithnjë e më tepër ngelin të zbrazëta, kjo sivjet në shkollën tonë ndodh tek klasat e para dhe e dyta është mungesa që e kemi e nxënësve në shkollat territoriale në Gajre dhe Lisec, pra ka filluar të ndjehet mungesa e nxënësve. Migrimi e bën të veten, por pasojat si duket në vitet që vijnë do jenë të mëdha. Në shkollën tonë për herë të parë sivjet hapëm kabinetin dhe deri sa rregulloja mjetet sot më erdhi ndërmend pyetja që ma bëtë. Do vjen koha që ky kabinet i bukur i nxënësve, do vjen një ditë e do mbetet zbrazët”, u shpreh Zija Ademi, Arsimtar në Sh.F.”Istigball” Tetovë.
Për dallim prej qytetit, ku largimet janë nga 30 deri në 40 nxënës brenda vitit, në malësi të Sharrit, situata paraqitet shumë më e rënd. Në disa fshatra rrezikohet edhe mbyllja e tërësishme e shkollave si pasojë e mungesës së nxënësve, thonë nga sektori për arsim në komunën e Tetovës.
“Është shkolla “BESA” e Veshallës, dhe si komunë po bëjmë analizat për të bërë një zgjidhje për ata pesë nxënës që kanë mbetur në atë shkollë, që t’i sistemojmë në ndonjë farë forme në shkolla të tjera. Jemi në komunikim edhe me udhëheqësin e shkollës “BESA” të Veshallës, po ashtu edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që për këta nxënës dhe këtë kuadër të kësaj shkolle të gjejmë një zgjidhje, që të mos dëmtohet kuadri i asaj shkolle por edhe nxënësit”, theksoi Nazmi Dauti, përgjegjës i sektorit për arsim në komunën e Tetovës.
Përveç shkollës së Veshallës, pa asnjë nxënës në klasë të parë është edhe fshati Bozovcë, që po ashtu do duhet të bëhet një zgjidhje. Ndryshe, sivjet në Tetovë janë regjistruar në klasë të parë gjithsej 1033 nxënës në gjithsej 12 shkolla fillore të komunës së Tetovës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa