LAJMI I FUNDIT:

Asnjë investim për shkollën e gurit në Nerez (Video)

Asnjë investim për shkollën e gurit në Nerez (Video)

Rrëshqitja në borë me sajë tashmë mori fund për të gjithë nxënësit e arsimit fillor. Ndryshe nga filloristët tjerë që i gëzohen fillimit të gjysëmvjetorit të dytë, nxënësit e shkollës fillore periferike “Bratsvo” në Nerez të Epërm në Shkup janë të shqetësuar që gjatë sërish do të përballen me kushtet të rënda për mësim në shkollën e tyre prej guri, njofton Alsat-M

“Pavarësisht kushteve të vështira për mësim nxënësit e shkollës fillore periferike të Nerezit të Epërm janë të detyruar që gjysëmvjetroin e dytë ta nisin në këtë objekt gjysëm të rrënuar. E kjo për shkak se autoritetet përgjegjëse nuk kanë ndërmend të bëjnë asgjë rreth rikonstruimit të objektit ose ndërtimin e një shkolle fillore të re”.


Banorët dhe prindërit e fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë thanë se as gjatë pushimit dimëror nuk ndodhi asnjë intervenim në përmirësimin e kushteve në objektin e vjetër shkollor për të shmangur rreziqet ndaj nxënësve.

“S’ka pas asnjë përparim lidhur me rregullimin e shkollës. Shkolla është shumë e dëmtuar, muret i ka me baltë edhe nuk ka renovim”.

“Katastrofë. Kurgjë nuk kanë bë, krejt thonë do të bëhet ndërsa kurgjë nuk bëhet, e deri tash asgjë nuk është bë e as nuk do të bëhet, me këta njerëz rëndë..Tmerr, pa ngrohje, pa kushte, kafshët me i fut brenda është katastrofë e mos të bëjmë fjalë për fëmijët 5 vjeçar e 10 vjeça

“Para komunizmit ka qenë shumë më mir se tash në demokraci. Komuna ja hedh fajin ministrit shqiptar, thotë e keni ministrin shqiptar, ai duhet ti kërkoj të drejtat. Fëmijët kanë vetëm një radiator të vogël për ngrohje, s’kanë ujë brenda. Tjegullat janë gati të shemben, ne i kemi heq vet që mos t;’ju bien në kokë fëmijëve”.

Nga komuna e Karposhit nuk japin asnjë sqarim shtesë për mos intervenimin në objektin e shkatërruar të shkollës periferike në Nerez të Epërm. Nga ky institucion vazhdojnë që fajin t’ja hedhin ministrisë së Arsimit se nuk ka bërë asnjë investim në komunën në fjalë. Ndërsa nga ministria e Arsimit arsyetohen me faktin se Komuna e Karposhit nuk ka parashtruar kërkesë për rikonstruimin e shkollës së lartpërmendur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori