Askush s’i rikthen vitet ’90 si Bella Hadid: Si ta rikrijoni stilin e saj me ca detaje të thjeshta!

Nga prerja e re e flokëve të Britney-t e deri te stili i Dua Lipës, vitet ’90 janë rikthyer më mirë se kurrë, por Bella Hadid mbetet adhuruesja më e madhe e dekadës
Modelja ka provuar gjithçka që lidhet me atë periudhë të modës.
Këtu janë vetëm disa nga ‘sekretet’ e Bella Hadid për të rikrijuar dhe ju stilin e asaj kohe:
Me vetulla të holla, rozë për faqet dhe ton të theksuar sysh, Bella arrin të sjellë një dukje tërësisht retro:
Ç'duhet të keni parasysh:
Grimi bronze
Tualeti i “syve si mace” (cat eye), baluket dhe ngjyrat në nuanca bronze janë të gjitha elemente të viteve ’90.
Mini-gërshetat
Një stil “old-school”, shumë nostalgjikë për të gjithë ata që kanë jetuar në vitet ’90.
Kapja e thjeshtë me kapëse flokësh
Gjysmë-gërshetat
Flokë të kapur rrëmujshëm, duke lënë balluket e lira
Grimi me sytë “smokey” ngjason shumë me stile të famshme të tualetit në vitet ’90.
















































