Askush nuk po e di se çfarë ndodhi me tavanin e këtij autobusi! (Video)

Tavani i autobusit ka mbetur në tokë, pasi është “shqyer” nga pjesët mbajtëse.
Drejtuesi i autobusit e ka ndaluar menjëherë mjetin transportues, kur ka vërejtur se diçka nuk është në rregull.
Të gjithë pasagjerët kanë dalë jashtë, nga frika se mund të ketë edhe ndonjë shkëputje tjetër të autobusit me ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.
Policia ka shkuar menjëherë në Kingsweay të Londrës, por nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këtë ngjarje të pazakonshme.
Askush nuk është lënduar nga pjesa e lartë e autobusit, që ka rënë në tokë brenda pak sekondave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































