"Askush nuk e kujton më Kupën e Botës", gazetari që thotë se është tifoz i Barcelonës dëshiron që Bellingham ta fitojë Topin e Artë

Gazetari i televizionit El Chirnguito, Josep Pedrerol ka shfaqur anshmërinë rreth ceremonisë së Topit të Artë që pritet të nisë për pak çaste.
Ai ka thënë se askush nuk e mbanë mend më Kampionatin Botëror, duke lënë të kuptohet se Lionel Messi nuk e meriton çmimin prestigjioz, por Jude Bellingham i cili zyrtarisht përfundoi si i 18-ti në renditje.
"Kupa e Botës përfundoi 10 muaj më parë. Askush nuk e kujton më Kupën e Botës. Ata duhet të japin çmimin për paraqitjet e këtij sezoni. Bellingham e meriton Topin e Artë të këtij viti", deklaroi gazetari i El Chiringuito, Josep Pedrerol.
Gazetari ndoshta pa dijeni dëshiron të shkojë kundër rregullave ekzistuese të Topit të Artë, pasi për çmimin merret parasysh seozni nga muaji gusht 2022, deri në gushtin e vitit 2023.
Pedrerol tashmë është etiketuar si një gazetar pro Real Madridit, megjithëse publikisht deklaroi se në të vërtetë është tifoz i Barcelonës.





















































