LAJMI I FUNDIT:

ASK: Bie furnizimi me rrymë kurse rritet industria përpunuese gjatë muajit qershor 2022

ASK: Bie furnizimi me rrymë kurse rritet industria përpunuese gjatë muajit qershor 2022

Bie furnizimi me rrymë dhe gaz, kurse ka pasur rritje të industrisë përpunuese.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, qershor 2022”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Në muajin qershor të vitit 2022, Indeksi i qarkullimit në sektorët e Industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021) kishte rritje te furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 6.10 për qind dhe industria përpunuese me 0.70 për qind”, thuhet në raport.


Ndërkaq, kishte rënie te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.82 për qind dhe industria nxjerrëse me 0.72 për qind.

Struktura e numrit të të punëtorëve kishte rritje te industria nxjerrëse me 0.03 për qind dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 0.02 për qind.

“Kishte rënie te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.04 për qind dhe industria përpunuese me 0.01 për qind”, përfundon ASK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori