LAJMI I FUNDIT:

Ashwagandha – për imunitet më të fortë, një armë e fuqishme kundër stresit dhe një afrodiziak perfekt

Ashwagandha – për imunitet më të fortë, një armë e fuqishme kundër stresit dhe një afrodiziak perfekt

Ashwagandha është një nga barishtet më të famshme Ayurveda që i përket kategorisë rasajana (organizëm rinovues) dhe ka një gamë të gjerë efektesh


Elmedina Ukshini
Terapiste e ushqimit
Tel. 045953110

Ashwagandha është një shkurre me madhësi mesatare, që arrin një lartësi maksimale prej 1.70 m dhe jep një frutë të vogël të kuqe.

Ajo rritet në klimat e ngrohta dhe origjina e saj është pjesa verilindore e Indisë. Sot bima rritet me sukses në shumë pjesë të Indisë, Nepal, Pakistan, Sri-Lankë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme, por edhe në ShBA.

Në Indi, Ashwagandha tradicionalisht është përdorur për të trajtuar infertilitetin mashkullor dhe prostatitin kronik. Prandaj, jo rastësisht njihet si “fuqia e hamshorit”.

Ashwagandha është përdorur si verë për qëllime terapeutike edhe gjatë kohës së Aleksandrit të Madh. Ky sundimtar dhe ushtria e tij e pinin për të shtuar energjinë dhe forcën dhe për të kuruar shumë sëmundje.

Kjo barishte ka disa emra. Në anglisht njihet si qershia e dimrit ose xhenseni indian, në latinisht – withinia somnifera (ajo që sjell gjumin), në hindisht – ansgandh, në sanskritisht – ashwagandha.

Aswhagandha fjalë për fjalë do të thotë “aroma e kalit” sepse aroma e saj ngjason me aromën e kalit. Emri i saj gjithashtu përkthehet si “ajo që i jep kalit vitalitet dhe forcë”.

Ajo klasifikohet si një adaptogjen, që do të thotë se mund të ndihmojë trupin tuaj të menaxhojë stresin. Ashwaganda që mbështet shëndetin e sistemit nervor duke promovuar një ndjenjë qetësie dhe relaksimi. Në mbrëmje, ajo rikthen gjumin dhe stimulon hormonet e natës për rigjenerim; në mëngjes zgjon trupin, gjallëron dhe forcon.

Ashwagandha përmban shumë kimikate medicinale të dobishme, duke përfshirë laktonet, alkaloide, kolinë, acide yndyrore, aminoacide dhe sheqerna të ndryshme. Ndërsa gjethet dhe frutat kanë veti të rëndësishme terapeutike, rrënja e bimës Ashwagandha përdoret më së shpeshti në vendet perëndimore.

Shkencëtarët mjekësorë kanë studiuar Ashwagandha për vite dhe kanë përfunduar mbi 200 studime mbi efektet shëruese të kësaj bime.

Aplikimi i saj në Ayurveda ka çuar në kërkime mbi efektin e Ashwagandha në kushte të tilla si sëmundja e Alzheimerit dhe dëmtimi i palcës kurrizore.

Një artikull i botuar në vitin 2014 në revistën Biological & Pharmaceutical Buletin përshkruan se si ekstraktet e Ashwagandha tregojnë një efekt përmirësimi te njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit dhe Huntingtonit, duke çuar në realizimin se kjo barishte është efektive në luftimin e sëmundjeve të ndryshme neurodegjenerative.

Por vetitë e shumta të Ashwagandha nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë gjithashtu ofron edhe shumë përfitime të tjera për trupin dhe trurin tuaj:

Trakti tretës: Ashwagandha përmirëson oreksin, tretjen, ndihmon me ngërçet e stomakut dhe ruan shëndetin e zorrëve.

Sistemi kardiovaskular: Vepron si tonik për zemrën, është efektiv në hipertension. Rekomandohet për personat me tension të lartë, stimulon zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Sistemi i frymëmarrjes: Ndihmon trupin të heqë qafe mukozën e tepërt, rekomandohet për astmën dhe sëmundjet e mushkërive.

Sistemi nervor: Ashwagandha stimulon funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin. Rrit rezistencën e trupit ndaj stresit, lodhjes, ankthit dhe pagjumësinë. Është shumë efektive në sëmundjet e sistemit nervor.

Sistemi endokrin: Ashwagandha përmban disa përbërës dhe alkaloide që janë efektive në normalizimin e punës së hormoneve në trup. Nëse gjëndra tiroide prodhon shumë pak hormone, kjo barishte stimulon prodhimin e tyre.

Mbështetje e sheqerit në gjak: Ashwagandha mund të ndihmojë në rritjen e ndjeshmërisë së insulinës, si dhe në uljen e inflamacionit.

Organet riprodhuese: Ashwagandha njihet si një afrodiziak. Rrit libidon tek meshkujt dhe femrat, prandaj njihet si gingseng indian. Përmirëson cilësinë dhe numrin e spermës tek meshkujt. Është përdorur gjithashtu për të rritur nivelin e testosteronit dhe përmirësuar fertilitetin mashkullor. Stimulon punën e organeve riprodhuese femërore, zvogëlon inflamacionin dhe rrit pjellorinë.

Lëkurë: Ndikon pozitivisht në gjendjen e lëkurës. Përdoret për ekzemë, plagë dhe psoriazë.

Sistemi imunitar: Forcon imunitetin dhe rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve. Kur merret ashwagandha, prodhimi i imunoglobulinës rritet. Është veçanërisht i përshtatshëm për të moshuarit. Mbron trupin nga viruset, bakteret dhe parazitët.

Përtëritja e organizmit: Tradicionalisht, ashwagandha i përket kategorisë së rasajana – organizmit rinovues. Në Ayurveda përdoret si tonik për vitalitet dhe jetëgjatësi. Rrit qëndrueshmërinë dhe forcën e organizmit.

Ndihmon në rritjen e masës muskulore: Ashwagandha mund të jetë një “armë” shtesë për njerëzit që merren me stërvitje rezistence dhe forma të tjera të stërvitjes për të forcuar muskujt dhe rritur masën e tyre.

Anti-kancer: Mjekët Ayurvedic në Indi përdorin Ashwagandha për të parandaluar dhe trajtuar kancerin. Vetitë e tij antikancerogjene konfirmohen nga hulumtimet më të fundit klinike.

Antioksidant: Disa komponime, të cilat përmbajnë Ashwagandha, janë gjetur të jenë antioksidantë të fuqishëm. Lufton me sukses radikalet e lira dhe ngadalëson procesin e plakjes së trupit. Tani është e qartë pse kjo erëz është përdorur në Ayurveda për mijëra vjet për të rinovuar dhe forcuar trupin.

Antireumatik: Ashwagandha është një ilaç anti-inflamator që është efektiv në trajtimin e artritit dhe sëmundjeve tjera reumatizmale. Zvogëlon inflamacionin, ënjtjen dhe dhimbjet në kyçe.

Efektet anësore të Ashwagandha

Nëse Ashwagandha merret në dozën e duhur, konsiderohet si e sigurt për përdorim.

▪ Nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.
▪ Mos e konsumoni nëse jeni duke marrë ilaçet kundër depresionit pasi mund të ketë një efekt të shtuar.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori