LAJMI I FUNDIT:

Ashraf Ghani që u largua nga Afganistani, gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ashraf Ghani që u largua nga Afganistani, gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i rrëzuar nga pushteti në Afganistan, Ashraf Ghani, që të dielën u largua nga vendi së bashku me familjen e tij, raportohet se aktualisht gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një kumtesë të lëshuar nga ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara, është bërë e ditur se kanë pranuar Ghanin dhe familjen e tij, i cili të dielën u largua nga frika se mund ta pësojë me jetë me ardhjen e talebanëve në pushtet, transmeton Telegrafi.


Fillimisht ishte raportuar se ai kishte shkuar në Taxhikistan, por kjo është demantuar më vonë – duke thënë se destinacioni i parë ishte Uzbekistani dhe më pas Doha.

Kujtojmë që të dielën mbrëma talebanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin afgan – Kabulin, e nga frika e madhe se ata do të hakmerren ndaj atyre që kanë bashkëpunuar me forcat perëndimore, shumë qytetarët po bëjnë të pamundurën që të largohen nga ky vend. /Telegrafi/