LAJMI I FUNDIT:

Ashpërsohet retorika e kandidatëve për kryetar të Shkupit

Ashpërsohet retorika e kandidatëve për kryetar të Shkupit
Foto: Telegrafi.com

Kanë vazhduar përplasjet mes dy kandidatëve për kryetar të Shkupit, Petre Shilegovit të LSDM-së dhe kandidates së pavarur Danella Arsovska që mbështet nga OBRM-PDUKM dhe opozita shqiptare.

Duke komentuar akuzat e një dite më parë që Shilegov bëri ndaj saj, me pretendimin se kjo e fundit i mban krahë fushatës se zezë të OBRM-PDUKM-së, Arsovska tha se ajo vetëm se ka kërkuar përgjegjësi dhe llogari dhënie për realizimin e programit nga kundër-kandidati. Sipas saj duel mes tyre nuk do të ketë, deri sa Shilegov të kërkojë falje.


“Unë sinqerisht kërkova nga Shilegov, i cili në gjithë këtë fushatë ka manipuluar, ka në faqen e tij zyrtare video përmes të të cilave ka për qëllim të më diskreditoj. Qeshte dhe duartrokiste kur lideri i tij tregonte spekulime të turpshme ndaj meje dhe merr guximin që të thotë se ndaj tij dikush po zhvillon fushatë të zezë…Ai pret, monton dhe bën fushatë të zezë”, tha Daniela Arsovska, kandidate e pavarur për Qytetin e Shkupit.

Por, Petre Shilegov, tha se ai asnjëherë nuk e ka akuzuar Arsovskën për fushatë të zezë, mirëpo sipas tij, ajo mbështet fushatën e zezë, që sipas tij po bën OBRM-PDUKM-ja, duke heshtur. Sa i përket duelit mes tyre, Shilegov tha se Arsovska u detyrohet qytetarëve të prezantoj programin e saj duke e argumentuar të njëjtin në duel. Sipas tij mos pranimi i një përballje publike mes tyre është qasje jodemokrtike.

“Në asnjë moment Arsovska nuk ka qenë e sulmuar as nga unë dhe as nga fushata ime. Për dallim prej saj unë jam pre e fushatës së zezë. Arsovska e miraton atë që bën Mickoski, sepse e hesht. As nuk është vendosur në ndonjë mbrojtje, unë nuk e kuptoj se ku u ndje e lënduar zonja. 29:30 Arsovska u detyrohet shkupjanëve dhe jo mua, të prezantojë konceptin e saj dhe të përballim faktet se kush çfarë koncepti ka për zhvillimin e Shkupit”, theksoi Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit.

Në rrethin e parë zgjedhor, Arsovska mori rreth tetë mijë vota më shumë se kundërkandidati i saj Petre Shilegov.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori