Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Komuna e Prishtinës, kanë nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi për ofrimin e të dhënave meteorologjike për Prishtinën.

Palët, përmes kësaj marrëveshje u dakorduan që në vazhdën e përpjekjeve për adresimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Departamenti Meteorologjik i ASHNA-së do t’i dërgojë Drejtorisë së Administratës së Prishtinës të dhënat meteorologjike në baza të rregullta kohore.

Nga këto të dhëna Kryeqyteti do të përfitojë përmes njoftimit të publikut se kur pritet të ketë stagnim të lëvizjes së masave ajrore, rrjedhimisht rritje të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Menaxheri i Departamentit Meteorologjik në ASHNA, Sherif Gosalci dhe nënkryetari njëherit Drejtor i Drejtorisë së Administratës i Kryeqytetit Muhedin Nushi. /Telegrafi/