Ylli 25-vjeçar, e cila kishte bërë debutimin e saj në aktrim kur kishte vetëm nëntë muaj, së bashku me motrën binjake Mary-Kate në filmin “Full House”, nuk është paraqitur në një film që nga realizimi i vitit 2004, “New York Minute”, dhe nuk mendon se do ta ushtrojë më profesionin e aktores.

“Ne kemi punuar pa ndalim deri sa ishim 18 vjeçare. Pastaj vendosëm të bëjmë një pushim dhe të shkojmë në shkollë – dhe ky ishte momentin kur vendosëm të pyesim veten nëse do të vazhdojmë në fushën argëtuese”.


“Ishte koha të tërhiqemi. Doja të punoja gjëra të tjera. Kjo nuk do të thotë se nuk jam e interesuar në Hollywoodin, më pëlqen mënyra se si ai funksionon dhe njerëzit të cilët janë të përfshirë dhe shija e mundësisë. Por nëse ndonjëherë do të rikthehem (në Hollywood), nuk do të jetë si aktore”, ka thënë Ashley./Telegrafi/