LAJMI I FUNDIT:

Ashley Graham ‘vodhi’ spektaklin me të brendshme

Ashley Graham ‘vodhi’ spektaklin me të brendshme
(Foto: MEGA/GC Images)

Modelja më e famshme plus-size, Ashley Graham, tërhoqi shumë vëmendje me të brendshmet e saj.

Marka luksoze e bizhuterive Swarovski festoi hapjen e një dyqani të ri në New York dhe prezantoi një bashkëpunim me Kim Kardashian, ndërsa me këtë rast ftoi shumë të famshëm në evenimentin gala.


Në mesin e yjeve ishte edhe modelja me linja të bujshme, e cila tërhoqi shumë vëmendje.

(Foto: NDZ/Star Max/GC Images)

Zeshkania bukuroshe mbërriti me veshje mjaft provokuese, vetëm me të brendshme dhe një rrjetë të gjatë transparente vezulluese, me të cilën rriti përshtypjen e përgjithshme dhe nuk donte të fshihte asgjë.

Edicioni joshës i femrës më tërheqëse në botë, Ashley Graham vë hiret në plan të parë
Lexo po ashtu Edicioni joshës i femrës më tërheqëse në botë, Ashley Graham vë hiret në plan të parë

Si gjithmonë, Ashley ka treguar plot vetëbesim me kthesat e saj të harlisura me brekë luksoze dhe sutjena, ndërsa edicionin e ka kompletuar me stolitë e trupit me kristale Swarovski.

(Foto: GC Images)

Ajo nuk u ka rezistuar dot sandaleve të njohura me ballë me majë dhe i ka lidhur flokët bisht dhe na ka treguar sërish pse është në mesin e bukurosheve më të njohura.

36-vjeçarja di shumë mirë se si ta tërheqë vëmendjen duke promovuar një pamje natyrale, ndaj edhe tani e ka gjetur veten në fokusin e interesit publik. /Telegrafi/

(Foto: GC Images)