Pesë muaj pas lindjes së djemve binjakë me bashkëshortin Justin Ervin, Ashley Graham shfaqi format e saj me një korse shumëngjyrëshe Miaou me panele rrjetë të tejdukshme dhe mbyllje me grep në pjesën e përparme.

“Ju shërbej një moment të mamasë modele”, shkruajti ylli në serinë e saj të ‘selfie-ve’ mahnitëse në Instagram të martën.


34-vjeçarja nuk u shmang nga shfaqja e strijave të saj në foto, dhe e kombinoi pjesën e sipërme me dredha të lirshme, buzëkuq të hapur dhe thonj me shkëlqim rozë të zbehtë.

Fansat vlerësuan pamjen e Graham në komente, me një që shkruan: “Kam pasur një fëmijë katë muaj më parë dhe trupi im ndryshoi shumë!! Më parë fshihesha dhe ndihesha e turpëruar, por ju më jepni kaq shumë besim”.

Miaou, marka me bazë në Los Angeles që qëndron pas korsesë së Graham, është e preferuara në mesin e yjeve si Kourtney Kardashian, Julia Fox dhe Dua Lipa. /Telegrafi/

289036806 432199295160618 2838104279896240201 n

289461550 729457878381442 5095213648704720793 n

289570203 1722495858108790 1843991443332407311 n 1

289244681 139677705388261 6641940220570937046 n