LAJMI I FUNDIT:

Ashley Graham tregon me krenari strijat tre muaj pas lindjes së binjakëve

Ashley Graham tregon me krenari strijat tre muaj pas lindjes së binjakëve

Ashley Graham nuk ka frikë të tregojë mëmësinë, pa filtra.

Duke pozuar ‘topless’ në banjën e saj, modelja dhe nëna e tre fëmijëve – e cila solli në jetë binjakët Malachi dhe Roman  në janar – zhveshi barkun e saj, duke treguar strijat.


“Përshëndetje, bark i ri. Kemi kaluar shumë. Faleminderit. Tre muaj pas lindjes”, ka shkruar ajo në postim.

Në serinë e fotove, 34 vjeçarja pozon në pasqyrë ndërsa mbulon gjoksin e saj, duke shtrënguar barkun në një foto tjetër nga afër.

Ashley Graham bëhet nënë e dy djemve binjakë
Lexo po ashtu Ashley Graham bëhet nënë e dy djemve binjakë

Postimi mori shumë mbështetje nga të famshmit dhe fansat.

“Jetët e mahnitshme që keni krijuar, bartur dhe shtyrë në këtë botë”, shkroi modelja tjetër Helena Christensen, ndërsa aktorja Freida Pinto shtoi, “Dhe ai bark ka historitë më të bukura dhe më të shëndetshme për të treguar”.

Ashley Graham i përgjigjet komentit që thotë se strijat e shtatzënisë do të ndikojnë në karrierën e saj
Lexo po ashtu Ashley Graham i përgjigjet komentit që thotë se strijat e shtatzënisë do të ndikojnë në karrierën e saj

“Faleminderit që postove të vërtetën”, komentoi një fans. “Kjo i bën njerëzit që kalojnë nëpër këtë të ndjehen sikur nuk janë vetëm”.

Kjo nuk është hera e parë që modelja e Sports Illustrated shfaq me krenari strijat e saj.

Ashley Graham flet për puçrrat dhe rënien e flokëve pas shtatzënisë
Lexo po ashtu Ashley Graham flet për puçrrat dhe rënien e flokëve pas shtatzënisë

Me kalimin e viteve ajo ka qenë e zëshme për të treguar trupin e saj në mediat sociale pa ndërhyrje. /Telegrafi/