Aleanca për Shqiptarët sot e ka akuzuar Valdet Xhaferin e BDI-së për zvarritje të rastit të “Llaskarcës”.
Nga kjo parti thonë se tragjedia në Llaskarcë që mori jetën e 16 personave dhe mbi 30 mbetën të lënduar, shumica dërmuese nga Gostivari, nuk po merr epilog gjyqësor dhe familjarëve u fshehet e vërteta për këtë rast.
“Por edhe përkundër tentimeve për të zvarritur drejtësinë, një pjesë e të vërtetës po del vetëvetiu në shesh, ndërsa rrethi i atyre që mund të kenë përgjegjësi po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Së fundmi po mësojmë një të vërtetë të madhe dhe shumë të hidhur për banorët e Gostivarit. Sipas një hulumtimi të organizatës “Koalicioni për gjykim të drejtë”, rezulton se këtë rast dhe të vërtetën po e zvarrit me vite partia shqiptare në pushtet, BDI, përmes një funksionari të saj që vjen nga qyteti i Gostivarit”.
“Pas ekspertizës së parë që ishte bërë për këtë rast, Gjykata në vend që të jepte verdiktin final, më 11 nëntor 2021 dha urdhër për super ekspertizë. E njëjta u ishte kërkuar fakulteteve të makinerisë dhe teknike në vend dhe që të gjitha për çudi kanë refuzuar duke thënë herë se s’kanë ekspertë e herë se s’kanë çfarë të ofrojnë më shumë se ekspertiza e parë. Në fund lënda përfundon te Byroja për ekspertizë ligjore dhe atje po mbahet tanimë 315 ditë”.
“Për ironi të fatit, drejtor i Byrosë për ekspertizë ligjore është Valdet Xhaferi, Kryetar i degës së BDI-së në Gostivar. Pas kësaj zvarritje kaq të gjatë, kuadrot e këtilla do të duhej të dënohen e suspendohen nga posti, por në këtë rast Valdet Xhaferi u shpërblye edhe me një post tjetër, atë të kryetarit të degës së BDI-së. A thua kujt i shërbeu aq mirë zvarritja e ekspertizës që ky person të meritojë kaq avansim e shpërblime!? Kush qëndron prapa kësaj tragjedie që nuk lejon dënimin e fajtorëve të vërtetë dhe frikësohet që ata mos të japin emra të tjerë?”, thuhet në reagimin e ASH-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova