LAJMI I FUNDIT:

ASH: Komuna e Strugës nuk ka bërë sa duhet për turizmin

ASH: Komuna e Strugës nuk ka bërë sa duhet për turizmin

Aleanca për Shqiptarët (ASH), në një konferencë për shtyp në Strugë akuzoi komunën se nuk ka bërë mjaftueshëm për turizmin në këtë qytet. Ata thonë se turizmi është në gjendje agonie dhe ka mbetur vetëm në duart e bizneseve private, ndërsa edhe promovimi i qytetit është shumë i zbehtë.

“Sektori për zhvillim të turizmit në Komunë, është gati jofunksional, me promovim të zbehtë nëpër panaire shtetërore dhe ndërshtetërore, në të shumtën e rasteve joprofesional dhe me kapacitete të mangëta me persona politikisht të përshtatshëm për rrethin e kryetarit, mosfunksionimi i info-qendrave dhe mungesa e materialeve propaganduese”, tha Lulzim Nasufi, kryetar i ASH-së, Strugë.

Nga ASH akuzojnë drejtpërdrejt dhe kryetarin e Komunës se nuk ka menaxhon siç duhet problemet që ka qyteti.


“Ramiz Merko, si Kryetar i komunës, në kundërshtim me ligjin deklarohet jokompetent sa i përket menaxhimit të situatës me qentë endacakë në qytet dhe rrethinë, kur për çdo ditë kemi sulme dhe shumë qen në afërsi të qytetarëve. Komuna për çdo ditë pranon Vendime Gjyqësore për Kompenzim të dëmeve nga kafshimet, dhe për shkak të “Kornizës,, së famshme dëmton qytetarët e dëmtuar nga qentë endacak për herë të dytë.”, tha Nasufi.

Nga Aleanca për Shqiptarë thonë se nuk po menaxhohen mirë trafiku dhe parkingjet në Strugë, duke theksuar se nuk ka transparencë dhe ka indicie për korrupsion.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori