Është përmbyllur java e 14-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut me ndeshjenefundit e cila ishte shtyrë shkaku i reshjeve të shiut, e që sot u lujat në Strugë. Ky duel vuri përballë ekipet e Shkupit dhe Pelisterit, të cilën e fituan mysafirët me rezultat 3:0, njofton Telegrafi.

Shkupi pëson edhe një humbje të rëndë, këtë herë me rezultat 3-0 ndaj Pelisterit, në ndeshjen që mbylli javën e 14-të të kampionatit. Humbja vjen vetëm pak ditë pas barazimit të vetëm që ekipi ka marrë këtë sezon, duke e lënë skuadrën sërish e fundit në renditje me vetëm një pikë.


Ndeshja u zhvillua në Strugë, aty ku Pelisteri rrezikoi që nga minutat e para ku edhe pse goli i parë u anulua nga VAR, presioni i vazhdueshëm dha rezultat në pjesën e dytë. Fillimisht Petkovski shënoi pas një kombinimi të bukur, vetëm pak çaste pasi Shkupi pati gol të anuluar të Muaremit. Pa u rikuperuar mirë, Shkupi pësoi edhe një gol të dytë nga mbrojtësi Ristevski, ndërsa fitoren e vulosi sulmuesi Bulatoviqi me një supergol, duke bërë 3-0.

Me këtë triumf, Pelisteri ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe barazohet me Makedonija Gj.P, në pozitat 9 dhe 10 të tabelës, ndërsa Shkupi mbetet e fundit me vetëm një pikë të vetme pas 14 javësh.

Java e 15-të do të fillojë me duelin e parë më 28 nëntor, kur Sileksi do të jetë nikoqir i Arsimit, për të vazhduar më pas me 29 nëntor me dy duelet Brera – Tikveshi dhe Pelisteri – Makedonija Gj.P. dikur vlente për derbin e madh jo vetrëm të qytetit, por edhe kampionatit, Vardari – Shkupi, ndërsa më 30 nëntor do të jetë një duel mes të parit dhe të fundit.Në të njejtën ditë luahete dhe derbi shqiptar, Struga – Bashkimi, ndërsa java e 15-të do të mbyllet me duelin e një dhjetorit, Shkëndija – Rabotniçki. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app