LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohet rruga në Kishnicë të Graçanicës

Asfaltohet rruga në Kishnicë të Graçanicës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi njofton se është asfaltuar rruga në Kishnicë të Komunës së Graçanicës.

Durmishi thekson se përveç kësaj rruge po shtrohen rrugët edhe në fshatin Sushicë dhe në lagjen e romëve në këtë komunë.


“Në kuadër të bashkëpunimit me komunat sot është shtruar me asfalt rruga në Kishnicë. Bashkë me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leotrim Ajeti ishim për të parë punimet nga afër”, shkruan Durmishi në Facebook.

“Përveç në Kishnicë, me financim nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shtrohen rrugët edhe në fshatin Sushicë dhe në lagjen e romëve në Graçanicë”, përfundon ai. /Telegrafi/