Asfaltohet rruga kryesore e lagjes "Dheu i Bardhë"

Kanë përfunduar punimet për rregullimin e rrugëve dhe infrastrukturës përcjellëse në lagjen “Dheu i Bardhë”.




Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se është asfaltuar edhe segmenti i fundit i rrugës kryesore të kësaj lagjeje.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në rrugën kryesore të lagjes “Dheu i Bardhë”, përkatësisht në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































