LAJMI I FUNDIT:

Asap Rocky akuzohet për sulm pas të shtënave të raportuara në Hollywood në nëntor të vitit 2021

Asap Rocky akuzohet për sulm pas të shtënave të raportuara në Hollywood në nëntor të vitit 2021
Asap Rocky (Foto: Getty Images)

Asap Rocky, partneri i Rihannas dhe babai i djalit të saj, tani është nën ktritika pasi po akuzohet për sulm për të shtënat që ndodhën në Hollywood në nëntor të vitit 2021.

Zyra e DA pretendon se reperi qëlloi me disa fishekë që kishin për qëllim një ish-mik të tijin.

Prokurori i Qarkut nga Los Angeles pretendoi të hënën se zyra e tij është duke e akuzuar artistin dhe producentin me dy akuza për sulm me një armë gjysmë automatike.


ASAP Rocky (Foto: AP)

Zyra e George Gasconit pretendon se Rocky e drejtoi armën drejt ish-mikut të tij gjatë një mosmarrëveshjeje që ndodhi në Hollywood në nëntor të vitit 2021, pas atij debati, ata vazhduan sherrin dhe Asap synoi vendin ku ishin njerëzit e tjerë dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë me armë gjysmë automatike.

Të gjitha lajmet nga ASAP Rocky
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga ASAP Rocky

I njëjti u arrestua në prill të këtij viti kur ai dhe Rihanna po ktheheshin nga një udhëtim familjar në Barbados.

Duket se këngëtari është ende duke u përballur me probleme ligjore, pasi ai po paditet edhe për sulm dhe bateri.

ASAP Rocky (Foto: Getty Images)

Miku i tij i përfshirë në ngjarje nga ana tjetër ka deklaruar se ka pësuar lëndime për shkak të goditjes me plumba.

Departamenti i Policisë së Los Angelesit është ende në çështjen dhe historia është akoma në zhvillim. /Telegrafi/

ASAP Rocky (Foto: Getty Images)