LAJMI I FUNDIT:

As andej e as këndej

Këto ditë qytetet e shtetit tonë, me radhë po shënojnë njëmbëdhjetë vjetorin që prej kur forcat e NATO-së dëbuan forcat okupatore të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, dhe hynë në Kosovë. Mirëpo, në një pjesë të Kosovës shënimi i këtij njëmbëdhjetë vjetori nuk duket gjëkundi. Është pjesa e ashtu emëruar veriore e Kosovës, e cila edhe sot e kësaj dite nuk gjeneron stabilitet e rehati.

Çështja e veriut të Kosovës, e cila vazhdon të jetë e pazgjidhur qoftë brenda sistemit të Kosovës apo jashtë atij, edhe pas njëmbëdhjetë vjetëve vazhdon të lëngojë si plagë e pambyllur. Shumë është shkruar e folur për këtë çështje problematike, por që praktikisht asgjë nuk e ka dhënë jehonën e vet. Tentimet e qeverive të ndryshme të Kosovës për ta kthyer veriun në sistemin e saj, gjithnjë kanë mbarur vetëm në tentime.


Nëse flasim për qëndrimet e faktorëve të jashtëm të vendosur në Kosovë, siç janë UNMIK-u, KFOR-i apo EULEX-i sot, për këtë pjesë të ashtu emëruar, veriore të Kosovës, gjithherë kanë qenë e vazhdojnë të jenë indiferente. Në anën tjetër Serbia intensivisht ka qenë dhe ngelet e angazhuar që të mbajë të tensionuar, e në asnjë mënyrë të mos e lejojë këtë pjesë të fqinjit të saj të përparojë.

Pozicioni as andej e as këndej i tri komunave të banuara me komunitetin serb në veriun e Kosovës, ka bërë që vendi ynë të përballët me telashe shumë të vështira.

Deri sa po vizitoja Zubin Potokun, Leposaviqin dhe pjesën e ashtu emëruar të Mitrovicës veriore, krijoja përshtypjen se po kaloja nëpër një “mëhallë të shkrumave”. Në këto hapësira të cilat nuk i kontrollon as Kosova e as Serbia mbretëron kaos i paprecedent. Vetura pa tabela regjistrimi ose me ato të ish-RF të Jugosllavisë, tregtia e pa kontrolluar, me një fjalë anarki e llojit të vetë, është panorama e parë që mund të marrë një vizitor në këto komuna.

Kjo gjë nuk u duket e rëndësishme qytetarëve serbë që jetojnë brenda kufirit të Republikës së Kosovës. Ata ende nuk e ndjejnë se Republika e Serbisë po manipulon me të ardhmen e tyre. Për t’i mbajtur nën kontroll këta qytetarë serbë të Kosovës, Republika e Serbisë herë pas here dërgon shërbëtorë të saj për të ladruar në këto komuna dhe për të nxitur incidente. Ndërsa, qytetarët e ngratë serbë mendojnë se po i bëjnë nder “qëllimeve të tyre kombëtare”.

Më duhet të besojë se këtë panoramë të gjendjes aktuale në veriun e Republikës tonë, e di edhe kreu i qeverisë, pavarësisht faktit se kurrë nuk ka qenë as në Zubin Potok, as në Leposaviq, gjithashtu edhe faktori ndërkombëtar prezent në Kosovë.

Kreu i qeverisë së Kosovës para disa muajve e filloi angazhimin e tij me një të ashtu prezantuar si “Strategjia për veriun e Kosovë”, mirëpo, efektet e saj sot nuk jehojnë me intensitetin e saj që u prezantua. Duke u nisur nga gjendja faktike, interesimin e qeverisë së Kosovës, publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu e sheh me sy shumë kritik.

“Qeveria e Kosovës as që mendon për këtë. Është e preokupuar si të mbetët në pushtet dhe se si të vjedh sa më shumë buxhetin e Kosovës. Ky është interesimi parësor i Qeverisë dhe nuk është fare duke u shqetësuar për këtë, se çfarë do të ndodhë me fatin e Mitrovicës”, shprehet publicisti Spahiu.

Këtë vlerësim e ndajnë edhe shumë banorë të Mitrovicës. Sidomos pas mbajtjes së zgjedhjeve serbe në këtë pjesë të Kosovës, Strategjia e lansuar nga qeveria në Prishtinë, pa mëdyshje mund të konsiderohet vetëm si tentim por pa sukses.

Pavarësisht telasheve e problemeve që ka Republika e Kosovës, prioritet parësor dhe me interes maksimal duhet të jetë unifikimi i faktorit politik, sidomos rreth interesave nacionale, siç është pjesa e ashtu emëruar veriore e Kosovës.

Në trend

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori