LAJMI I FUNDIT:

Artisti krijon një version prej druri të automjetit GMC Sierra Denali

Artisti krijon një version prej druri të automjetit GMC Sierra Denali

Një artizan i talentuar vendosi të krijojë një version më të vogël prej druri të automjetit GMC Sierra Denali të vitit 2023.

Videoja e gjithë procesit të gdhendjes u publikua në kanalin e YouTube, Woodworking Art, transmeton Telegrafi.


Modeli filloi si një bllok i thjeshtë prej druri përpara se të pritej në një përmasë të përafërt të një kamionçine, ku artisti e gdhendi për t’i dhënë formën.

Nga një siluetë kamionçine, forma prej druri u kthye ngadalë në një Sierra Denali prej vërteti, por detajet shkojnë përtej pamjes së jashtme.

Artisti ia bëri dyert e kamionçinës funksionale të cilat mund të hapen e mbyllen.

E gjithë kamionçina ishte sikurse një model makine lodër prej druri. /Telegrafi/