Artikujt më të këqij ushqimorë: Vetëm 2 gramë në ditë mjaftojnë për rrezik nga pika në zemër apo pika në tru!

Paralajmërimet e përhershme të shkencëtarëve për rrezikun e marrjes së trans-yndyrave nëpërmjet ushqimit nuk janë pa arsye – a e keni ditur që me ndalimin e përdorimit të trans-yndyrave është zvogëluar numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të pikës në zemër dhe pikës në tru për 6 për qind?
Para së gjithash, duhet të dini se çfarë janë trans-yndyrat dhe si ndikojnë në shëndetin tonë.
Trans-yndyrat janë yndyrat e pangopura të cilat krijohen gjatë përpunimit të vajave bimore në yndyrë të fortë dhe gjatë përpunimit termik të ushqimit në temperaturë të lartë. Pra, krijohen nëpërmjet mënyrës artificiale.
Studimet kanë treguar që ushqimi i cili përfshin mjaft trans-yndyra ka ndikim jashtëzakonisht të keq në zemër, sepse ul nivelin e kolesterinës së mirë dhe ngre nivelin e kolesterinës së keqe, ngre nivelin e triglicerideve, shkakton inflamacion kronik dhe rrënon aftësinë e enëve të gjakut që të kryejnë funksionin e rregullt të tyre, transmeton Telegrafi.
Thënë në mënyrën më të thjeshtë, marrja e trans-yndyrave mbyll arteriet dhe shkakton inflamacion të enëve të gjakut.
Madje edhe doza e vogël prej gjithsej 2 gramëve të trans-yndyrave në ditë mund të shtojë rrezikun nga pika në tru dhe pika në zemër, mirëpo edhe ndërprerja e punës së befasishme të zemrës, shkruan Underground Health Reporter.
Ekspertët paralajmërojnë që për shkak të të gjitha këtyre problemeve, këta artikuj plot trans-yndyra janë më të këqija për zemrën e njeriut dhe theksojnë që me eliminimin e tyre do të mundeni dukshëm të zgjasni jetën dhe të siguroni shëndet të mirë kardiovaskular.
Ndër artikujt të cilët përmbajnë më së shumti trans-yndyra janë vajrat vegjetalë, biskotat krokante, gurabijet e blera në dyqane dhe përzierjet e gatshme për gatimin e ëmbëlsirave, një numër i madh i gjellëve të ngrira dhe i racioneve të gatshme, si edhe kokoshkat nga mikrovala.
Kushtoni kujdes edhe artikujve në deklarimet e të cilëve në mesin e përbërësve shkruan: “Pjesërisht në vaj të hidrogjenizuar apo në yndyrë”, është ky edhe një sinonim për trans-yndyrat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës