LAJMI I FUNDIT:

Arti unik i ‘Kujta dhe Meri’ vishet nga ikona e tyre shtatzënë, Elda

Arti unik i ‘Kujta dhe Meri’ vishet nga ikona e tyre shtatzënë, Elda

Femra është e bukur në çdo moment dhe etapë të jetës, ajo është e vetmja shenjtore që Zoti i ka dhënë priviligjin që të mbartë fëmijë në trupin e saj, ajo është gjithmonë ikonë.

Kjo është pak a shumë ajo se çfarë sjellin brandi shqiptar i njohur tashmë kudo në botë Kujta&Meri të cilët sjellin një projekt fashion për femrën shtatzënë e cila duhet të duket gjithmonë e kuruar dhe mjaft bukur edhe kur është në pritjen e ëmbël.


Elda tani një nënë e një grua pa komplekse e cila ke plot dinjitet që kur ishte e vogël paraqiti vlerat e saj artiste duke u ndjekur si një shembull ikonë në modë nga vajzat e shumta në Kosovë dhe jashtë saj.

Arti i saj përmes fotografive na tregon bukurinë e shpirtit të një gruaje fisnike dhe një paraqitje vërtetë mbretërore.

Çifti që mahniti me veshjen e tyre Hollivudin dhe divën Beyonce kanë dashur që me këtë linjë imazh të ishte kush tjetër përveç se vajza e tyre e cila është shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë.

Po fotot që sapo janë pubikuar në faqen e shumë të djekur në instagram kujtameri tregojnë e tregojnë këtë.

Fotot që shihni nga puna e Kujta dhe Meri do tju lënë gojë hapur pasi janë art dhe magji e treguar mjaft bukur ikonën shtatzënë Elda.