Mikel Arteta thuhet se është i impresionuar me formën që po kalon aktualisht Shkodran Mustafi te Arsenali.

Mbrojtësi shqiptar ka arritur të rikthehet në formë të lartë që kur futbolli në Angli u rikthye, pasi ishte ndërprerë në mesin e muajit mars nga coronavirusi.


Mustafi ishte kritikuar shpesh herë për formën e tij, sidomos ato u shpeshtuan në pjesën e parë të sezonit nën urdhrat e Unai Emerys.

shkodran mustafi arsenal 1xmeehzu1sg98oze63jyc

Por, me ardhjen e Artetas, mbrojtësi duket se është këndellur dhe sipas asaj që raporton Daily Star, spanjolli dëshiron që lojtari të rinovojë kontratën.

Arsenali pak ditë më parë i ka rinovuar kontratën edhe David Luizit, ndërsa tani radhën duket se e ka Mustafi. /Telegrafi/

telegrafi sport app