Arteta flet për gjendjen e Salibas dhe Xhakës, ka disa fjalë edhe për përballjen me Cityn

Arsenali do të përballet me Manchester Cityn në udhëtim në kuadër të ndeshjes së sezonit në Ligën Premier.
Londinezët aktualisht janë lider në Ligën Premier me 75 pikë, pesë më shumë se City në vendin e dytë, por që skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Megjithatë para përballjes të së mërkurës mbrëma, trajneri Mikel Arteta është në telashe të mëdha pasi i mungojnë dy lojtarët kryesorë, Granit Xhaka dhe William Saliba.
Në fakt ende nuk është e qartë nëse dyshja do të paraqiten të mërkurën mbrëma në Etihad, pasi janë të lënduar dhe vazhdon të jetë e paqartë nëse do të luajnë.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për situatën momentale të dy futbollistëve të tij.
“Saliba nuk është përmirësuar, mbetemi në pritje. Por, për momentin nuk është në gjendje për të luajtur, por e përgatisim këtë ndeshje pa atë. Sa i takon Xhakës, edhe ai mbetet në pikëpyetje. Për ne do të ishte një mungesë e rëndësishme”, tha Arteta.
Tutje trajneri spanjoll foli edhe për kundërshtarin e radhës Man Cityn, ku pritet të jetë një duel vendimtar.
“Për mua kjo nuk është ndeshja që vendos sezonin, por është një sfidë dhe është nga ato sfidat e vështira që mua më pëlqejnë. Do të luajmë në fushën e tyre, por do të mundohemi të fitojmë. Nëse duam të jemi kampionë, atëherë duhet t’i mundim të gjithë”.
“Le të mbetemi të fokusuar tek fuqitë tona dhe t’iu shkaktojmë atyre probleme. Nuk mund t’iu lejojmë hapësira sepse skuadrat e mëdha të ndëshkojnë në rastin e parë. Por, po punojmë në lidhje me pikat e tyre të dobta dhe të forta. E dimë se kush janë dhe skuadra e Manchester Cityt nis që nga portieri, na duhet të jemi shumë të fokusuar dhe t’iu përshtatemi”, u shpreh Arteta.
Krejt në fund trajneri spanjoll foli edhe për sulmuesin norvegjez Erling Haaland i cili është rreziku kryesor i Topçinjve.
“Haalandin nuk e krahasoj me askënd, ai të bën dëm sepse është një sistem i gjithë që është në funksion të tijin. Ka shumë lojtarë të mirë që e rrethojnë dhe mënyra më e mirë për ta ndalur është që të mos lejojmë të shërbehet nga shokët e skuadrës”, u shpreh Arteta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë