LAJMI I FUNDIT:

Arteta e do Rodolfo Borrellon si asistent të tij te Arsenali

Arteta e do Rodolfo Borrellon si asistent të tij te Arsenali

Mikel Arteta është shumë afër që të bëhet trajner i Arsenalit.

Legjenda e The Gunners  është aktualisht asisten i Pep Guardiolas por në orët në vazhdim pritet ta marrë drejtimin e skuadrës londineze.

Sky Sports ka raportuar se marrëveshja mes Artetas dhe Arsenalit është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.


 Mikel Arteta is set to raid Manchester City for assistant manager Rodolfo Borrell, middle, if he takes over at Arsenal

Spanjolli thuhet se dëshiron që Rodolfo Borrello të jetë ndihmësi i tij te Topçinjtë.

Wenger mbështet Artetan si trajner i Arsenalit: Do të jem tifoz i tij
Lexo po ashtu Wenger mbështet Artetan si trajner i Arsenalit: Do të jem tifoz i tij

Borrello ishte trajneri i parë i Lionel Messit te Barcelona, derisa ka punuar edhe me Cesc Fabregasin e Andres Iniestan.

Ai u largua në vitin 2014 nga Blaugranasit duke u bërë asistent i Guardiolas, e që tani do të bëhet i Artetas. /Telegrafi/