LAJMI I FUNDIT:

Artepidemia prek edhe Shqipërinë

Artepidemia prek edhe Shqipërinë

Pandemia e koroanavirusit ndau njerëzit, por jo shpirtrat e tyre të cilët kanë mënyra të ndryshme për t’u ribashkuar, për t’i dhënë forcë e besim njëri-tjetrit.

Nisi me duartrokitje për bluzat e bardha, më pas me muzikë në ballkonet e ambiente familjare të vetëkarantinimit, videomesazhe nga shtëpitë… dhe tani përmes artesh figurative.


Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, shprehet se “ngujimi nëpër shtëpi u ka dhënë krahë fantazisë së artistëve, por edhe qytetarëve të thjeshtë të çdo moshe, për të sjellë krijime artistike me mesazhin se jeta do të triumfojë edhe kësaj radhe”.

Margariti sjell një videomontazh të disa pikturave nga artistë të mirënjohur shqiptarë të përshtatura me kontekstin e situatës që po kalojmë.

ArtEpidemia

🖼️Pas fqinjëve tanë italianë, #Artepidemia prek edhe Shqipërinë!👏🎥🎶🎨Nisi me duartrokitje, më pas me muzikë në ballkone, videomesazhe nga shtëpia… dhe tani përmes artesh figurative.Nën presionin e koronavirusit po shohim çdo gjë, madje edhe personazhet e ngulitur në memorien tonë me sy tjetër!🎨🇦🇱Si mund të rrëfehej lufta kundër koronavirusit përmes tablove të piktorëve shqiptarë..?!Një ide e huazuar nga fqinjët tanë, po fundja prej tyre kemi huazuar edhe makaronat, picën, operën e Sanremon! 🙂Pak metaforë artistike ndryshe për situatën do na bënte mirë të gjithëve.🙏🏻Si përherë arti vazhdon na mban të lidhur bashkë, e mos harroni që: “Bashkë do t’ia dalim”!FALEMINDERIT AUTORËVE! 😎P.S. E quaj të hapur sfidën për të sjellë këtu tablotë “që janë harruar “!

Publiée par Elva Margariti sur Mercredi 25 mars 2020