LAJMI I FUNDIT:

Artan Fuga flet për paketën e ndihmës në Shqipëri: Thërrime për të varfrit!

Artan Fuga flet për paketën e ndihmës në Shqipëri: Thërrime për të varfrit!

Anëtari i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Artan Fuga ka reaguar sot pas publikimit të një pakete me shtatë masave të parashikuara nga qeveria për të ndihmuar qytetarët të përballojnë rritjen e menjëhershme të çmimeve në vend.

Në një postim në Facebook, Fuga e ka krahasuar paketën e rezistencës sociale si “një copë ballokume”, ëmbëlsira tradicionale dhe simbol e “Ditës së Verës”.

Ai ka shtuar se me paketën e prezantuar nga qeveria “mbështeten me thërrime shtresa më në zgrip të shoqërisë dhe nuk preken në asnjë përqindje fitime shtresat e pasura, kurse shtresat e mesme tërësisht të lëna në mëshirën e fatit!”.


“E pra, ato janë baza e një shoqërie demokratike! Jo rastësisht goditen, lihen në mëshirën e fatit, ekspozohen ndaj ashpërsisë së jetës, fyen, injorohen. Sepse ato kanë mundësi të formojnë një mendim alternativ, ato formojnë shtresa pro-evropiane e integruese, ato rivalizojnë pushtetarët, ato mund të drejtojnë ndryshe shoqërinë!”, ka shtuar Fuga.

“Na bëftë mirë ballokumja sepse aq ishte ndihma e rrezistencës sociale!”, ka thënë me ironi Fuga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori