LAJMI I FUNDIT:

Arta Selimi: I pëlqej shumë plazhet nudiste, i frekuentoj kudo që mundem

Arta Selimi: I pëlqej shumë plazhet nudiste, i frekuentoj kudo që mundem
Arta Selimi (Foto: Fole/YouTube)

Aktorja e njohur shqiptare, Arta Selimi, së fundmi ishte e ftuar në emisionin e njohur “Shok Podcast”, ku përballë moderatorit Fis Juniku ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale. Një prej rrëfimeve më interesante ishte prirja e saj për të frekuentuar plazhet nudiste, një temë që tërhoqi vëmendje të madhe nga audienca.

Selimi, e njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe të hapura, foli pa komplekse për këtë preferencë, duke theksuar se për të, vizita në plazhet nudiste është një përvojë e natyrshme dhe aspak e ngarkuar me konotacione seksuale. Ajo u shpreh se ndien rehati dhe liri të plotë në këto ambiente, duke shtuar se nuk i kushton rëndësi të madhe të tjerëve që ndodhen aty.

Gjatë intervistës, aktorja theksoi: “Po për besë, me thonë të drejtën, pak më pëlqejnë plazhet nudiste se… Po ma së pari, unë s’nis na prej asaj që shkojnë aty njerëz që mendojnë ndryshe prej meje. Me minusi jonë është me pasë qejf mu la qashtu qysh ke lindë… s’ka të bëjë kjo, hiç nuk është seksuale, është komplet aseksuale si mentalitet”.


@shokpodcast #artaselimi #fyp #foryou #viral #trending #shokpodcast #podcast #talkshow #fole #bigbrother #bigbrothervipkosova #bbvk #fisjuniku #realityshow #foryou#per #ty ♬ original sound – ShokPodcast

Sipas saj, plazhet nudiste ofrojnë një ndjesi të thellë lirie, ku përqendrohet vetëm në përvojën e saj personale pa ndikuar nga të tjerët përreth. Ajo shtoi se për të, është një mënyrë për t’u ndjerë e lidhur me natyrën dhe veten. Selimi gjithashtu përmendi vendet ku ka përjetuar këtë përvojë, duke përfshirë plazhet në Mal të Zi dhe Francë.

“Nëse jam në Mal të Zi, shkoj edhe në plazh të grave gjithqysh… është plazha e jetës time ajo, ajo bjen që është plazh nudist. Nëse jam diku tjetër, ku mundem t’i frekuentoj në Francë… Shkoj edhe aty, a po e din se kam nevojë me hi në ujë qashtu qysh më ka vonë Zoti”.

Rrëfimi i saj i hapur dhe i sinqertë për këtë temë delikate ka ngjallur debate dhe diskutime, por Arta, si gjithmonë, ka treguar se është një person që nuk heziton të ndajë mendimet e saj, duke frymëzuar të tjerët të jenë të lirë në zgjedhjet e tyre personale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Kalo në kategori